Sekuestrohet 65 kg marijuanë në Malin e Zi që ishte nisur nga Shqipëria

3 Dhjetor 2022 | 11:20

Të premten, Policia e Podgoricës ka sekuestruar rreth 65 kilogramë marihuanë në Tuzi dhe ka arrestuar dy persona.

Sipas policisë malazeze dyshohet se droga e sekuestruar ishte nisur nga Shqipëria.

Droga është gjetur nga Policia pas kontrollit të dy veturave në Tuzi, një veturë “Skoda” me targa të Podgoricës, e drejtuar nga A.D dhe një kamion “Renault Kangoo” me targa të Podgoricës, i drejtuar nga personi me iniciale I.D.

“Duke kontrolluar kamionin, policia ka gjetur dy çanta dhe një thes me 65 pako me përmbajtje që dyshohet se është marihuanë, me peshë rreth 65 kilogramë”, thuhet në njoftim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës

Punëtorët e huaj po largohen nga Greqia, një trend që po e thellon krizën në tregun e punës në vend, sipas një raporti nga Qendra...
17:37 | 15/07/2026

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026