Osmani: Do të pres vendimin e Kushtetueses për kryeprokurorin e shtetit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se do të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përpara se të emërojë kryeprokurorin e ri të vendit.
Osmani nënvizoi se vendimi për të emëruar kryeprokurorin e ri nuk mund të merret shkel e shko, raporton Kosova Press.
“Ne jemi duke i analizuar materialet shtesë që i ka dërguar Këshilli Prokurorial i Kosovës sepse dosja që është dërguar nuk ka qenë e plotë, tani janë në analizë e sipër, dua ta potencoj që kemi marrë vërejtje të shumta që janë konstatuar nga ana e organizatave monitoruese, qofshin ata partnerë vendorë si OJQ apo ndërkombëtarë.
Në momentin që kemi vendimin përfundimtar i cili merr parasysh të gjitha këto zhvillime që i përmenda, natyrisht që të gjithë qytetarët do të njoftohen sepse nuk është vendim që merret shkel e shko”, u shpreh presidentja.
Rreth dy muaj më parë, në zyrën e presidentes së Kosovës ka shkuar emri i propozuar për kryeprokuror të shtetit, por Osmani ende nuk ka marrë ndonjë vendim për dekretimin apo jo të kandidatit të propozuar nga KPK, Blerim Isufaj.
Një prej kandidatëve për kryeprokuror të shtetit, prokurori Shqipdon Fazliu ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së zgjedhjes për postin e kryeprokurorit të shtetit, duke kërkuar si masë të përkohshme pezullimin e procedurave të emërimit të Blerim Isufajt.
LEXONI GJITHASHTU
Socialistët Evropianë mesazh mbështetës për Kurtin para zgjedhjeve të 7 qershorit
Dëmtoi instalacionin “I Love Mitrovica”, policia e Kosovës ndalon kryetarin e Mitrovicës së Veriut
SHBA ripërsërit thirrjen ndaj Kosovës: Bashkohuni me projektet amerikane të gazit natyror
- 14:35 Italia kërkon pëlqimin e prindërve për edukimin seksual në shkolla
- 14:21 Socialistët Evropianë mesazh mbështetës për Kurtin para zgjedhjeve të 7 qershorit
- 14:15 Kupa e Botës e FIFA-s do të organizohet nga 3 vende për herë të parë
- 14:06 Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE
- 13:56 Dëmtoi instalacionin “I Love Mitrovica”, policia e Kosovës ndalon kryetarin e Mitrovicës së Veriut
- 13:45 Paralajmërimi i Iranit: Bazat amerikane të përfshira në sulme janë objektiva legjitime