Osmani i kërkon presidentit të Singaporit heqjen e plotë të vizave

23 Janar 2026 | 16:51

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar dje në Davos me Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam, me të cilin ka diskutuar thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe koordinimin në arenën ndërkombëtare.

Presidentja Osmani ka bërë të ditur se ky takim vjen pas takimit të tyre të parë të mbajtur në Singapor, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore mes dy vendeve. Sipas saj, në fokus të diskutimeve kanë qenë mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe hapja e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

“Pas liberalizimit të vizave për qytetarët tanë me pasaporta diplomatike dhe zyrtare, propozova që hapi i radhës të jetë liberalizimi i plotë i vizave për të gjithë qytetarët tanë, një hap që do të forconte edhe më tej bashkëpunimin mes dy shteteve dhe do të afronte më shumë popujt tanë”, ka shkruar Osmani.

Po ashtu, gjatë takimit është diskutuar edhe organizimi i një forumi të përbashkët ekonomik, si mundësi konkrete për avancimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Singaporit. Presidentja Osmani ka vlerësuar se këto iniciativa do të kontribuonin në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe në zgjerimin e bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë

Ministria e Energjisë e Iranit i bëri thirrje të martën popullsisë që të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike, pasi rrjeti elektrik është nën presion të...
16:54 | 17/07/2026

SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri

Ushtria e Shteteve të Bashkuara dhe një zyrtar sirian kanë kundërshtuar pretendimet iraniane për sulmin ndaj një baze amerikane në Sirinë jugore të enjten në...
16:42 | 17/07/2026

Ndeshja me Spanjën, ekipi portugez udhëtoi në Dallas me një aeroplan që përdoret çdo ditë për deportimet e ICE

Një aeroplan i përdorur nga ekipi portugez për të fluturuar drejt një ndeshjeje të Kupës së Botës është i njëjti që përdoret çdo ditë për...
16:26 | 17/07/2026