English

Osmani i propozon Britanisë marrëveshje strategjike për mbrojtje dhe ekonomi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka propozuar të mërkurën sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, lidhjen e një marrëveshjeje për mbrojtje dhe për ekonomi ndërmjet dy vendeve.

- Advertisement -

Lammy po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor, që, sipas Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ka për qëllim kyç forcimin e bashkëpunimit në luftimin e imigracionit të parregullt dhe krimit të rëndë të organizuar.

Osmani ka thënë, në një konferencë të përbashkët për media me Lammyn, se me kryediplomatin britanik ka diskutuar për “thellimin strategjik të bashkëpunimit” ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, i cili, sipas saj, “në veçanti do të mbulojë fushën e mbrojtjes dhe të ekonomisë”.

Presidentja kosovare ka bërë të ditur se ka diskutuar “gjerë e gjatë” me Lammyn, i cili ka mirëpritur idenë e një thellimi bashkëpunimi.Osmani ka thënë se autoritetet e Kosovës janë të përkushtuara për të punuar me ato britanike për t’i dhënë formë marrëveshjes, që ajo të nënshkruhet sa më parë.

Ajo ka bërë, po ashtu, thirrje për prani edhe më aktive të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Lammy ka thënë se Ballkani është rajon që ka rëndësi për Britaninë sot, ashtu siç kishte kur Tony Blair ishte kryeministër.

Ai ka shtuar se Britania “do të vazhdojë të luajë rolin e mikes dhe partneres kyç” të Kosovës.Kryediplomati britanik ka thënë se vendi i tij dëshiron një “normalizim të qëndrueshëm e paqësor” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, teksa ka bërë thirrje që autoritetet e Kosovës të angazhohen me plot energji në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?