Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy vizitoi Kosovën, zbardhen diskutimet
Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, ka nisur një vizitë zyrtare në Kosovë si pjesë e një turneu në Ballkanin Perëndimor. Vizita ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër imigracionit të parregullt dhe krimit të rëndë të organizuar.
Gjatë vizitës, Lammy u prit në Prishtinë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrat e Qeverisë së Kosovës. Ata diskutuan për çështje të sigurisë, situatën gjeopolitike dhe sfidat rajonale. Kurti theksoi nevojën për drejtësi lidhur me sulmin terrorist në Banjskë, për të cilin akuzohet Millan Radoiçiq, një figurë e rëndësishme nga Serbia.
Një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, është planifikuar për mëngjesin e së mërkurës. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e vlerësoi vizitën e Lammy-t si një shenjë të angazhimit për forcimin e lidhjeve mes dy shteteve dhe avancimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Vizita e Lammyt është pjesë e një fushate të gjerë diplomatike të Mbretërisë së Bashkuar për të rritur bashkëpunimin me shtetet e Ballkanit, përfshirë edhe për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja për luftimin e imigracionit të parregullt dhe sigurinë kufitare.
LEXONI GJITHASHTU:
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore
Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës