Osmani kërkon garanci për sigurinë e Kosovës: Të mbrohet kufiri me Serbinë

13 Tetor 2023 | 14:46

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga SHBA-ja të bëjë përgjegjëse Serbinë për aktin e agresionit ndaj Kosovës.

Pas takimit me senatorët amerikanë të premten, Osmani nënvizoi nevojën për të rritur garancitë e sigurisë për Kosovën, sidomos për mbrojtjen e kufirit me Serbinë.

Osmani po ashtu kërkoi nga Serbia që t’i dorëzojë institucioneve kosovare të gjithë terroristët që morën pjesë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

Në anën tjetër, senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, shprehu mbështetjen ndaj Kosovës për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

Ajo theksoi se të gjithë përgjegjësit duhet të japin llogari para sistemit të drejtësisë, ndërisa shtoi se Serbia duhet të bashkëpunojë në këtë drejtim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026

“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
22:07 | 15/07/2026

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026