Osmani lidere e LDK-së?! Çejku: Do rritet pas zgjedhjeve
Ish-ambasadori, Arben Çeku i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me kandidaturen e Vjosa Osmanit për presidente. Çeku gjatë fjalës së tij u shpreh se ish-presidentja Osmani po kthehet në shtëpinë e saj tek LDK-ja teksa e ka cilësuar si të vetmen figurë politike që mund të zhvillojë një beteje politike me kryeministrin Albin Kurti.
Ai ndër të tjera ka bërë edhe një parashikim ku sipas tij Osmani pas zgjedhjeve të 7 qershorit do të jetë lidere e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“E kemi thënë që Vjosa do të rikthehet aty tek shtëpia e saj. Kemi thënë gjithashtu që i vetmi opsion i LDK-së për të sfiduar Kurtin në një farë mënyre është bashkimi i forcave me Vjosa Osmanin.
Gjithashtu kemi parashikuar që edhe grupet e tjera do të detyrohen të bëjnë një hap mbrapa për të pranuar Vjosën sepse Vjosa është të themi e vetmja figurë ose risi të themi në në betejën politike përballë Albin Kurtit përderisa kryetari aktual i LDK-së, Abdixhiku erdhi në këto zgjedhje me një bilanc jo pozitiv.
Nëse do të ishte po ai në këto garë, kam përshtypjen që do të kishte një humbje më të madhe LDK-ja. Pra, merita e Vjosës është që rikthehet në shtëpinë e saj për t’i dhënë pak më shumë oksigjen, për t’i dhënë pak më shumë fuqi. Natyrisht edhe ishte e vetmja platformë ku ajo mund të artikulojë betejën e saj kundër Kurtit, qoftë personale, qoftë politike, qoftë institucionale.
Zonja Osmani në këndvështrimin tim pas këtyre zgjedhjeve besoj do të jetë lidere e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse në të gjitha rastet sado në çdo skenar, skepticizmi Lidhja Demokratike do të pësojë një rritje për shkak të mbështetjes dhe votës së saj dhe kjo rritje sigurisht do përkthehet si një nevojë për ndryshim të lidershipit i cili edhe u kërkua në kongresin e mëparshëm.
Tani besoj që do të jetë rasti që Vjosa Osmani përfundimisht të rikthehet në shtëpinë e saj, ta drejtojë atë dhe të garojë për kryeministre në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai ndër të tjera.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë