Osmani për The Telegraph: Wagner po ndihmon Serbinë për sulm ndaj Kosovës

11 Shkurt 2023 | 16:56

‘Mercenarët e grupit rus Wagner- po  ndihmojnë Serbinë të përgatisë një sulm të mundshëm ndaj kombit tonë’ është ky paralajmërimi i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani gjatë një interviste për median britanike The Telegraph.

Kryetarja e shtetit  shprehet se mercenarët e grupit rusë po punojnë me paramilitarët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake pa stema në Kosovë.

‘Operacioni sekret është krijuar për të hedhur bazat për një sulm të mundshëm nga Serbia për të rrëmbyer territorin e Kosovës’ ka deklaruar më tej  Vjosa Osmani për The Telegraph.

“Ata po sjellin armë dhe uniforma, por nuk janë pjesë e ushtrisë serbe. Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saj, pa e quajtur operacion ushtarak”, tha Osmani.

Sipas saj, objektivi i Serbisë është “të përgatisë situatën për një aneksim të mundshëm – jo përmes një operacioni tradicional ushtarak, por përmes një lloj sulmi hibrid”.

Osmani thekson se Beogradi po vazhdon të rrisë tensionet në rajon në bashkëpunim me Ëagner-in, që kohët e fundit ka nisur fushatën për rekrutimin e serbëve për luftën në Ukrainë.

Osmani tha se pavarësisht pranisë ushtarake të NATO-s në Kosovë – përmes misionit të KFOR-it – nuk do të thotë se Serbia nuk do të tentojë të veprojë sikurse Rusia, që nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Serbia ka mohuar që mercenarët e grupit Wagner të kenë pasur ndonjë rol në përplasjen me Kosovën. osova po ashtu ka akuzuar Rusinë se po e nxit Serbinë që të rrisë tensionet me Kosovën por  Moska ka mohuar këto akuza të Prishtinës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026