Asociacioni pengon dialogun, BE kërkon takime në Bruksel, Vuçiç kundër

10 Shkurt 2023 | 18:10

Dialogu Kosovë-Serbi, duket se është prapë në udhëkryq, pavarësisht tejkalimit të krizave në Veri dhe tentimeve për organizimin e një takimi në Bruksel.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrel, para takimit të qeverive të vendeve te BE, daljen para mediave ia kushtoi dialogut Kosovë  Serbi. Ai tregoi se ka një ftesë për liderët e dy vendeve.

“Propozimi është në tavolinë. I kam ftuar dy liderët që të vijnë në Bruksel së shpejti, brenda disa javësh, në mënyrë që përfundimisht ta shtyjmë përpara këtë propozim. Kemi kaluar nga një krizë në tjetrën. Tani ka ardhur koha për de-eskalim dhe për punë konstruktive”, tha Borrell.

Mirëpo, kjo ftesë duket që nuk po merret parasysh nga palët, edhe pse publikisht paraqiten të gatshëm për takim.

Kjo pasi për të dyja palët gjithçka po ngec tek çështja e krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, thotë se nuk do të ketë asociacion njëetnik ose ai do të bëhet sipas kushteve të paraqitura ditë më parë. Këtë gjë e kundërshton me forcë presidenti serb.

“Unë asnjëherë si kam ikur bisedimeve për asgjë e për asnjë çështje. Para kësaj duhet Asociacioni i Komunave Serbe. Nëse mendojnë të më thërrasin në Bruksel ,e të më flisni se AKS duhet të bëhet në të njëjtën kohë me ku e di se çfarë, apo pas diçkaje, atëherë mos më ftoni. Kam qenë 200 herë në Bruksel, për turizëm nuk shkoj”, shprehet Vuçiç.

Këto qëndrime të palëve po e bëjnë të pamundur organizimin e takimit të nivelit të lartë, pavarësisht tentativave të vazhdueshme të emisarit të BE për dialog Miroslav Lajçak.

Dialogu Prishtinë-Beograd ishte temë edhe në samitin e shefave të shteteve të BE-së që u zhvillua më 9 shkurt.

Pritjet për rezultate nga procesi i dialogut u përfshinë edhe në konkluzionet që u miratuan në këtë samit.

“Këshilli Evropian, në dritën e zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, nënvizon nevojën urgjente për progres në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të udhëhequr nga Përfaqësuesi i lartë”, thuhet në deklaratën e Këshillit Evropian.

Po ashtu u kërkua zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani mes dy palëve, përfshi edhe AKS.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital

Një mosmarrëveshje mes disa personash ka shellë një sherr masiv dhe përplasje fizike në Lipjan të Kosovës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur...
09:52 | 25/06/2026

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026