Osmani: Serbia po afrohet me Rusinë kurse Kosova do anëtarësimin në NATO

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se Kosova është shumë e qartë në objektivat e saj e që është anëtarësimi në NATO.

Ajo ka kërkuar mbështetje nga të gjitha vendet në mënyrë që Kosova të bëhet pjesë e programit të Partnerit për Paqe. Sipas Osmanit, ndryshe nga Serbia, Kosova është e përkushtuar për rrugën evropiane dhe demokratike, shkruan KosovaPress.

Këto deklarata Osmani i bëri në hapjen e punimeve të Seminari të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”.

- Advertisement -

Osmani u shpreh se aktualisht po kërcënohet stabiliteti, demokracia dhe paqja në mbarë botën ndërsa në vijimësi ka sulme të sofistikuara hibride. Ajo ka thënë se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në qendër të vëmendjes nëpër zhvillimet që po kalon bota.

“Vlerat demokratike dhe rregullat mbarë botërore jo vetëm që po kërcënohen por janë duke u sulmuar… Fokusi në zhvillim e sipër në çështjet e sigurisë nga Aleanca Euroatlantike ka ndikim të madh si në Kosovë ashtu në NATO, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të shihen si një problem i jashtëm që konkurrojnë për të marrë vëmendjen e komitetit euroatlantik. Vendet e Ballkanit Perëndimor e dinë mirë se cilat janë pasojat e luftërave të përgjakshme në mes të Evropës. Përfaqësoj një popull që ka qenë viktimë e gjenocidit të krimeve të luftës dhe krimit kundër njerëzimit, sakrifica e vërtetë dhe qëndrueshmëria kanë sjellë deri tek liria e fituar me gjak dhe me djersë”, tha Osmani.

Osmani deklaroi se Kosova në vazhdimësi është duke kontribuar në çështjet e rëndësishme si dhe është në linjë të njëjtë me vendet demokratike për çështjet nga Rusia e deri te Kina.

Ajo ka thënë se Serbia refuzon të bëhet pjesë e NATO-s dhe është afruar edhe më tej me Rusinë duke treguar shumë për këtë shtet. Ndërsa Kosova kërkon të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe.

“Serbia ka qenë në projekte të përbashkëta me NATO-n derisa e refuzon anëtarësimin në NATO. Përafrimi i saj me Rusinë flet shumë. Ne ende nuk jemi pjesë e Partneritetit për Paqe. Kosova është e qartë në qëllimin e saj për t’u bërë anëtarë dhe për të kontribuar në këtë drejtim për këtë arsye është shumë me rëndësi që çdo anëtar i NATO-s ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe”, vijoi Osmani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 







LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Paralajmërimi për protesta, Krrashi: Çfarë duhet të bënte opozita para zgjedhjeve

Lavdrim Krrashi ka komentuar paralajmërimin e opozitës për nisjen e protestave pas humbjes në zgjedhjet lokale që u fituan nga PS. Në një intervistë për...

Analisti i drejtohet ashpër deputetes: Ti nuk e di me cilën parti je

Analisti Alban Daci ka kritikuar në sy deputeten e PD-së Ilda Dhori, duke thënë me nota të larta ironie se ajo nuk e di...

Kurti s’tërhiqet: Përballë kemi ekstremistë, kryetarët në veri kanë mbështetjen tonë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit, përkundër pjesmarrjes së ulët në zgjedhje për shkak të bojkotit...

TË FUNDIT

Paralajmërimi për protesta, Krrashi: Çfarë duhet të bënte opozita para zgjedhjeve

Lavdrim Krrashi ka komentuar paralajmërimin e opozitës për nisjen e protestave pas humbjes në zgjedhjet lokale që u fituan nga PS. Në një intervistë për...

Analisti i drejtohet ashpër deputetes: Ti nuk e di me cilën parti je

Analisti Alban Daci ka kritikuar në sy deputeten e PD-së Ilda Dhori, duke thënë me nota të larta ironie se ajo nuk e di...

Kurti s’tërhiqet: Përballë kemi ekstremistë, kryetarët në veri kanë mbështetjen tonë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit, përkundër pjesmarrjes së ulët në zgjedhje për shkak të bojkotit...

Ankimuan rezultatin në Bashkinë e Bleshit, shtyhet vendimi i KAS për kërkesën e BF

Është shtyrë vendimi i KAS për kërkesën e BF që ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të kutisë së burgut te Kosovës në rezultatin për...

Situata në Veri, NATO: Do të dërgojmë 700 trupa të tjerë në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar së fundmi në Veri të Kosovës. Në një deklaratë për...








Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×