Osmani: Strukturat ilegale të Serbisë ndikuan zgjedhjet komunale
Strukturat ilegale të Serbisë kanë ndikuar në garën për zgjedhje nëpër komunat e banuara me serbë në Kosovë.
Kështu tha Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, gjatë një takimi me një delegacion të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.
Sipas saj, ky ndikim ka cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve.
“Sipas informatave që vijnë nga institucionet tona, gara në komunat e banuara me serbë ishte e ndikuar nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë, të cilat e kanë cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve”, ka thënë presidentja Osmani.
Lista Serbe në Kosovë, e cila mban lidhje të afërta me strukturat qeveritare të Serbisë, ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.
Ajo është partia që fitoi më së shumti komuna në zgjedhjet lokale të Kosovës.
Në anën tjetër, sipas një njoftimi nga zyra e presidentes Osmani, delegacioni i BE-së e vlerësoi procesin e zgjedhjeve si një proces demokratik, i karakterizuar me një profesionalizëm dhe integritet të lartë të institucioneve, por edhe të vet qytetarëve të Kosovës.
Sipas rezultateve preliminare, në zgjedhjet lokale në Kosovë, në në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave, ndërkaq në balotazh do të shkojnë 21 komuna.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë në raundin e parë. Kjo parti do të garojë në balotazh në 12 komuna.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania