English

Osmani: Sundimi i ligjit varet nga nisja e negociatave me BE-në

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Maqedonia e Veriut kërkon nisjen e bisedimeve për anëtarësim evropian që të mund t’i arrijë standardet për sundimin e ligjit në vend, respektivisht ngritjen e sistemit gjyqësor për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

- Advertisement -

Kështu deklaroi të enjten ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, duke komentuar kritikat e vazhdueshme të diplomatëve perëndimorë në Shkup për ndërhyrjen e politikës në punën e gjykatave dhe për pasojë mosluftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Por, Osmani tha se vlerësimi i tij është se “gjyqësori më shumë është i ndikuar nga oligarkët se sa nga politika”.

“Kjo ndërhyrje është shumë më e rrezikshme se ndërhyrjet politike”, u shpreh Osmani duke mos u pajtuar me qëndrimin e diplomatit holandez.

Ambasadori i Holandës në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kop, gjatë një takimi me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të mërkurën në Shkup tha se “ndikimi i panevojshëm politik mbi çështjet gjyqësore, është i papranueshëm dhe do të shkaktojë reagim të fortë të Holandës”.

Reagimi i ambasadorit të Holandës pasoi një procedurë që po zhvillohet në Këshillin Gjyqësor, organin më të lartë të gjyqësorit në vend për shkarkimin e kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, e cila kishte hedhur poshtë një nismë për kthimin abolimit apo faljes së ish-zyrtarëve, përfshirë edhe ish -kryeministrin Nikolla Gruevski që ishte miratuar në vitin 2016 nga presidenti atëhershëm maqedonas, Gjorge Ivanov.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se gjyqësori mund të arrijë nivelet evropiane vetëm në rast se nisin bisedimet për anëtarësim në union, por bisedimet janë bllokuar nga Bullgaria për shkak të mosmiratimit të ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues, ashtu siç parashihet me një marrëveshje për zgjidhjen e kontesteve mes dy vendeve.

“Unë konsideroj se ne nuk mund të arrijmë standarde në sundimin e ligjit pa nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Ne mund të flasin për ndonjë standard ballkanik të sundimi të ligjit që mund ta arrijmë edhe vetë, por standardet evropiane nuk mund t’i arrijmë pa nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Janë dy procese të lidhura me njëra-tjetrën. Bllokimi i rrugës tonë të anëtarësimit në BE është arsyeja kryesore për mosarritjen e këtij standardi evropian”, deklaroi Osmani.

Ai tha se me ambasadorin e Holandës kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket sundimit të ligjit.

“Me ambasadorin e Holandës kemi dy dallime thelbësore në koncepte. Ai konsideron se ne mund të arrijmë standarde për sundimin e ligjit edhe pa bisedime me Bashkimin Evropian. Dikush këtë e lexon si kompliment dhe dikush mund ta vlerësojë si qëllimkeq pasi Holanda është e njohur për mospasjen e gatishmërisë për zgjerimin e unionit”, u shpreh Osmani.

Por, nga ana tjetër, reagimi i ambasadorit të Holandës nxiti reagimin e opozitës shqiptare, sipas së cilës kritikat e këtij diplomati janë edhe një “dëshmi për ndërhyrjen e pushtetit në gjyqësor”.

“Shihet qartë se tani edhe partnerët ndërkombëtarë tashmë e kanë kuptuar mirëfilli se fjalët e BDI-së nuk përputhen me veprimet e tyre dhe manipulimi i tyre është ai që i mban peng qytetarët e Maqedonisë së Veriut që të jenë pjesë e familjes evropiane”, ka deklaruar Izet Mexhiti, përfaqësues i Lidhjes Evropiane për Ndryshim.

Gjendja në gjyqësor ishte kritikuar edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian (KE), në veçanti për mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit, por edhe me kritika për ndryshimet në Kodin Penal që çuan në vjetërsimin e shumë lëndëve gjyqësore ku ishin të përfshirë ish-zyrtarë të lartë shtetërorë.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×