Osmani takohet me komandantin e NATO në Napoli: Serbia t’i heqë trupat nga kufiri

9 Tetor 2023 | 14:28

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, Admiralin Stuart B. Munsch.

Në një komunikatë për media, presidenca ka bërë të ditur se Osmani e ka falënderuar admiralin për mbështetjen e NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe rajon pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim Admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli. Ajo e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe rajon, pas aktit të agresionit dhe sulmit terrorist të Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator”.

Më tej thuhet se Osmani ka folur edhe për nevojën që të merren masa konkrete kundër Serbisë pas sulmit terrorist në Banjskë. Osmani gjithashtu ka thënë që Serbia duhet t’i tërheq trupat e saj ushtarake nga kufiri me Kosovën.

“Presidentja Osmani theksoi nevojën e marrjes së masave konkrete kundër Serbisë pas aktit të agresionit dhe sulmit terrorist nga grupet paramilitare dhe kriminale të udhëhequra në terren nga Milan Radoiçiç dhe politikisht nga Aleksandër Vuçiç. Ajo nënvizoi se Serbia duhet t’i tërheq trupat e saj ushtarake nga kufiri me Kosovën pasi që ato përbëjnë rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Osmani ka vlerësuar angazhimin e shtuar të KFOR-it dhe NATO-s për rritjen e sigurisë përgjatë kufirit Kosovë- Serbi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026