Skandali me Ozempik, ilaçin për humbjen në peshë. Farmacistët: Është i falsifikuar
Ozempik, ilaçi magjik i përdorur dhe reklamuar gjerësisht nga influencerat botëror në rrjete sociale për humbjen e peshës, tashmë është kthyer në alarm.
Tundimit për ta përdorur këtë ilaç për të reduktuar kilet e tepërta ,nuk i shpëtuan as shqiptarët. Dhjetra farmaci dhe klinika private estetike nisën ta ofrojnë , por kur trendi arriti kulmin, urdhëri i farmacistëve të Shqipërisë jep alarmin. Ky bar nuk është futur kurrë ligjërisht në Shqipëri dhe çdo penë ozempik e përdorur është e falsifikuar.
“Produktet e falsifikuara janë shitur si brenda zinxhirit tě ligjshëm të furnizimit me barna, ashtu edhe në atë të paligjshëm. Përmbajtja e penave të falsifikuara është krejtësisht e ndryshme nga produktet origjinale dhe nuk duhet të përdoret pasi përbën rrezik për sigurinë e pacientit. Bari Ozempic është i regjistruar por nuk është importuar asnjëherë nga Zyra e pěrfaqësimit Novo Nordisk A/S në Republikën e Shqipërisë”, njoftoj urdhri i farmacistëve
Më herët edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë dha alarmin se pena të falsifikuar të Ozempic u konstatuan në Britani, Brazil, Irlandë dhe ShBA. Ekspertët e shëndetësisë botërore njoftuan se përdorimi i tyre çon deri në rrezik për jetën.
“Përdorimi i OZEMPIC-ut të falsifikuar mund të çojë në trajtim joefektiv të pacientëve për shkak të dozimit të gabuar, kontaminimit me substanca të dëmshme, ose përdorimi i përbërësve të panjohur ose të zëvendësuar. Mund të përbëjë rreziqe serioze për shëndetin për shkak të administrimit të injeksioneve nënlëkurore të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën” njofton OBSH.
Ozempic në fakt u prodhua nga kompania Novo Nordisk për të trajtuar pacientët që vuajnë nga diabeti tip 2. Ai injektohet në lëkurë, 1 herë në javë dhe jep efektin e ngopjes duke frenuar oreksin. Por ky ilaç i brezit të ri jep efekte negative kur përdoret për një kohë të gjatë dhe pa rekomandimin e mjekut. Ka të dhëna se ai shkakton tumore të gjendjes tiroide dhe dyshohet që mund të japë kancer në nivele të ndryshme të organizmit. Dhe nuk janë vetëm këto dëmet, pasi edhe lista e efekteve negative të mundshme është e gjatë dhe prek të gjitha organet e trupit nga pankreasi deri tek tëmthi.
LEXO GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec