“Pa sanksione s’ka armëpushim”, Starmer nga Tirana: Putin nuk është serioz

16 Maj 2025 | 11:25

Kryeministri britanik Keir Starmer në një prononcim për mediat para takimit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet sot në Tiranë, tha se president rus Vladimir Putin nuk po tregohet serioz në premtimet e tij për vendosjen e armëpushimit në Ukrainë.

Starmer theksoi se Evropa duhet të jetë e bashkuar për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, pasi pa sanksione s’ka armëpushim.

“Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një unitet absolut me aleatët tanë dhe do ta diskutojmë sot që duhet të ketë një armëpushim. Nëse nuk veprojmë së bashku për sanksionet nuk do të ketë armëpushim por për mua kjo është e qartë që Putin nuk e do seriozisht paqen dhe po tërheq gjërat zvarrë ndaj sot është e rëndësishme për të punuar me kolegë që të jemi të bashkuar dhe do ta diskutojmë gjerësisht dhe me presidentin Zelensky i cili do të jetë këtu”, tha Starmer.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta qytetare, Rama ndan videon: Tirana e lirive të barabarta dhe shijeve të ndryshme për kohën e lirë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë përmes një video ironizues në Facebook lidhur me protestën që po zhvillohejtnë kryeqytet. Ai ka shpërndarë një...
08:21 | 01/07/2026

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026