Padi të reja ndaj ‘P-Diddy’, akuzohet se ka abuzuar seksualisht një djalë 16-vjeç
Akuza të reja kundër “P Diddy” u ngritën të hënën.
Reperi amerikan akuzohet për përdhunim të femrave, abuzim seksual me meshkuj dhe abuzim me një djalë 16-vjeçar.
Të paktën gjashtë padi janë ngritur në gjykatën federale në Manhattan kundër manjatit të hip-hopit.
Ankesat janë paraqitur në mënyrë anonime, dy ankesa nga gratë dhe katër ankesa nga burrat.
Avokatët e tyre janë shprehur se ata janë pjesë e një grupi prej më shumë se 100 viktimash të dyshuara që ende nuk kanë ngritur akuza kundër Combs, i cili u arrestua muajin e kaluar për trafikim njerëzor.
Një nga burrat që ngritën padinë, i cili jeton në Karolinën e Veriut, pretendon se Combs e ngacmoi seksualisht në një nga “festat e bardha” të reperit në 1998.
Burri deklaroi se ai pranoi për shkak të frikës, ankthit dhe pozicionit të pushtetit nga i cili vepronte Combs, dhe se vetëm më vonë e kuptoi se ajo që kishte ndodhur ishte një sulm seksual.
Akuza të tjera të paraqitura të hënën në Gjykatën e Manhattan pretendojnë për përdhunim, seks të detyruar oral dhe drogë për të paaftësuar viktimat.
Në padi të tjera të ngritura të hënën, Combs akuzohet se detyroi një burrë të kryente seks oral në një depo në Manhattan.
Combs, 54 vjeç, është deklaruar i pafajshëm në çështjen e tij penale, e cila përfshin akuza se ai detyroi dhe abuzoi gratë për vite me rradhë me ndihmën e një rrjeti bashkëpunëtorësh dhe punonjësish, ndërsa u mbylli gojën viktimave përmes shantazhit dhe dhunës, duke përfshirë rrëmbimin, zjarrvënien dhe rrahjet fizike.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit