Padia e Lapajt/ Shehaj e ironizon duke nxjerrë prova të reja (VIDEO)

2 Prill 2025 | 11:09

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka nxjerrë dokumente të tjera për kryetarin e ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, dhe e ka ironizuar atë, pas padisë që ky i fundit depozitoi në Gjykatën e Posaçme për shpifje dhe fyerje.

Agron Shehaj nxori në video vendimin e gjykatës së vjehrrit të Lapajt, Alltun Çela për një pronë në Ksamil, ku subjekti përfitues është mbrojtur në Apel nga Lapaj.

Agron Shehaj tha se tani luftën Adriatik Lapaj e ka në gjykatë, që t’i shpëtojë burgut dhe jo me Partinë Mundësia apo me Agron Shehajn.

Çfarë deklaron Shehaj në videon e publikuar në rrjete sociale:

Agron Shehaj: Bela, na shpallën luftë. Si do ia bëjmë, ti do luftosh për mua apo do ikësh?

Bela: Do luftoj.

Agron Shehaj: Do luftosh? Çfarë ka shkruajtur këtu Bela

Bela: Alltun Çela

Agron Shehaj: Po këtu

Bela: Hajro Çini

Agron Shehaj: Këtu?

Bela: Në Ksamil Sarandë.

Agron Shehaj: Prit tani këtu është vendimi i vjehrrit. Po këtu Bela çfarë ka shkruajtur?

Bela: Hajro Çini

Agron Shehaj: Po këtu?

Bela: Ksamil Sarandë.

Agron Shehaj: Po këtu?

Bela: Adriatik Lapaj.

Agron Shehaj: Luftën Lapaj e ka në gjykatë të shpëtojë nga burgu më duket, nuk e ka me ne, lufta politike mbaroi, i doli boja.

Kreu i ‘Mundësia’ theksoi se Lapaj duhet të mos i fshihet përballjes në publik për aferat me pronat. Nga ana tjetër Lapaj e kallëzoi në SPAK, Shehajn, për 8 raste shpifjeje në adresë të tij. Kreu i Shqipëria bëhet tha se akuzat e Shehajt janë të pavërteta dhe kanë si qëllim denigrimin e imazhit të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026