Paditë për 25 prillin, Tabaku: Organet e drejtësisë mbajtën anë politike
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha për Euronews Albania se është normale që një forcë politike të bëjë një analizë të brendshme pas procesit zgjedhor të 25 prillit.
Kjo temë do të diskutohet edhe sot në mbledhjen e kryesisë së Partitë Demokratike.
“Partia Demokratike e ka quajtur 25 prillin një fitore të vjedhur, e ka quajtur 25 prillin një masakër elektorale dhe për këtë është duke vazhduar një rrugë ligjore. Njëkohësisht është e nevojshme të shikojnë, analizojmë edhe faktorët e brendshëm, situatën në terren të PD-së, strategjinë tonë elektorale, mënyrën sesi shkuam ne në zgjedhje”, u shpreh znj. Tabaku.
Sa i përket vendimeve të KAS dhe Kolegjit Zgjedhor për paditë e depozituara nga selia blu, deputetja e zgjedhur theksoi se drejtësia nuk ka vepruar edhe pse janë paraqitur prova. Sipas saj organet e drejtësisë mbajtën anë politike.
“Ne kemi nisur një rrugë ligjore që besoj se do të përfundojë me të gjitha shkallët edhe me Gjykatën Kushtetuese dhe me instancat ndërkombëtare, në Gjykatën e Strasburgut”, u shpreh ajo.
“Askush nuk mund ta mohojë faktin që gjetjet e raportit të OSBE-ODIHR, të cilat evidentuan shkelje të rënda, duke filluar që nga shkelja e marrëveshjes së 5 qershorit në mënyrë të njëanshme që çoi në deformimin e vullnetit, duke vazhduar me ndryshimin e fletëve të votimit që rezultuan 80 mijë fletë të pavlefshme”, përfundoi znj. Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
PD mbledh sot kryesinë, në fokus analiza e zgjedhjeve dhe thirrja e Kuvendit Kombëtar
Basha mesazh kandidatëve që e sfiduan në garë: Është koha të hidhemi në betejë
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta