Paditen Blatter dhe Platini, akuzohen për kryerjen e pagesave të paligjshme

2 Nëntor 2021 | 23:20

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ai i UEFA-s, Michel Platini janë paditur nga autoritetet zvicerane për organizimin e një pagese të paligjshme.

Lajmin e bëri të ditur ditën e martë zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës, e cila saktësoi se pagesa kapte vlerën e 2 milionë frangave.

Sipas njoftimit, Blatter dhe Platini akuzohen të dy për mashtrim, shpërdorim detyre, keqmenaxhim dhe falsifikim dokumentesh.

Për prokurorët, pagesa e bërë dëmtoi asetet e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit dhe pasuroi në mënyrë të paligjshme Platini.

Çështja ndaj krerëve të organizmave të futbollit ndërkombëtar ishte hapur në shtator të 2015-s dhe kishte çuar në dëbimin e tyre nga bota e futbollit.

Ajo ka në fokus një kërkesë pagese të bërë nga Platini për një punë këshilluese që ai kishte bërë për shefin e FIFA-s në periudhën 1998-2002.

Kërkesa në fjalë, sipas hetuesve, është bërë 8 vjet nga përfundimi i detyrës zyrtare që zoti Platini kishte dhe me përfshirjen e Blatter u bë e mundur në vitin 2011.

Në kohën kur çështja u hap, si Blatter, 85, ashtu edhe Platini, 66 vjeç, mohuan çdo shkelje. Por tani ata do të përballen me një proces gjyqësor, që do të mbahet në lokalitetin Bellinzona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026