Paditet ‘Missi’ në Francë: Kërkesat për aplikantet janë diskriminuese dhe kundër ligjit
Konkursi i bukurisë në Francë, që është realizuar për mbi një shekull, është paditur nga një grup aktivistësh.
Padia është ngritur për kompaninë mëmë të konkursit të bukurisë, ‘Endemol’, që për aplikueset e këtij viti ka kërkesa jo të zakonshme dhe diskriminuese sipas aktivistëve.
Në formularin e aplikimit kërkohet që konkurrentet të mos kenë fëmijë, të mos kenë qenë të martuara, të mos kenë tatuazhe apo të mos konsumojnë cigare. Po ashtu, përjashtohen menjëherë nga përzgjedhja të gjitha ato vajza që janë më pak se 1.68 metra të gjata apo kanë flokët ‘extensions’.
Në formular kërkohet masa e rrobave të konkurrenteve, me kusht që mbretëreshat e ardhshme të bukurisë të mos pësojnë ndonjë ndryshim të madh fizik, sepse përndryshe do të penalizohen me një gjobë prej 5000 eurosh.
Ky lajm është komentuar gjerësisht nga feministet, të cilat i kanë kërkuar Kompanisë ‘Endemol’ që kjo garë të mos ketë rregulla diskriminuese dhe seksiste. Nga ana tjetër, vetë kompania nuk ka dhënë asnjë koment deri tani lidhur me këto pretendime.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës