Paga mesatare bie 2% për shkak të euros, sektori privat ndikohet nga këmbimi i ulët

15 Qershor 2023 | 15:49

Paga mesatare bruto gjatë tre mujorit të parë të 2023 është 64.706 lekë, 9.2% më e lartë krahasuar me atë të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë ajo është ulur krahasuar me tre muajt e fundit të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, paga mesatare nga 66.014 lekë që ishte u bë 64.706 lekë. Rënia që i përkon vlerës 1.308 lekë ose 2%, cilësohet si rënia më e theksuar që nga 2020, e cila I takon periudhës së pandemisë globale Covid-19, ku paga mesatare zbriti me vlerës 2.5% .

Sipas ekspertëve ekonomik, ky fenomen lidhet ngushtë me nënçmimin e euros kundrejt lekut, si valutë e huaj kryesore që lidhet ngushtë me disa sektor të tregut tonë. Kryesisht sektori privat, i cili operon në tregjet e huaja të eksportit, janë prekur veçanërisht nga ky fenomen. Sektori privat përbën 75% të forcës punëtore të vendit, dhe ai më i prekuri pasi është më i ndjeshëm nga lëvizjet e kursit.

“Janë vështirësitë sidomos në nivel të eksportueseve pra kemi më shumë se 100/120 mijë vetë një pjesë edhe në mënyrë sezonale që punësohen në aktivitete e eksportit siç janë fasonet por edhe industria e bimëve mjekësorë, aromatike dhe me radhë. Të gjithë këta kanë patur vështirësi dhe ulje në nivel 2% që është e konsiderueshme krahasuar me tre mujorin e mëparshëm për shkak të vështirësive të sektorëve përkatës privat në realizimin e kontratave me të huajt”,-tha eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se paga mesatare do të arrijë  vlerën 900 euro deri në 2025. Por sa fuqi ka qeveria të suportoj një premtim të tillë? Eskpertët thonë se qeveria ka disponibilitet buxheti për shak të avantazhit të krijuar nga rënia e kursit të euros si dhe shkalla e lartë e inflacionit që kanë mundësuar grumbullim të ardhurash nga taksat, dhe shprehet se me një administrim I mirë i buxhetit do të arri të përballoj faturën e premtuar që i përkon vlerës 367 milion euro. Por nuk mungon frika nga borxhi publik që po vazhdon të shtohet.

 “Për ne është e rëndësishme që këto para një pjesë e tyre të mos vinë nga marrja e borxheve të reja. Sikurse jeni në dijeni neve morëm edhe një euorbond të 7të përpara pak ditësh. Është mirë që këto para të mos shkojnë për të përballuar faturën e shtesës së pagës mesatare në administratën shtetërore,”- eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli.

Megjithatë kryeministri në një tur takimesh me bizneset dhe sipërmarrjet, i ka kërkuar këtyre të rrisin pagat në mënyrë që të mbajnë forcën punëtorë në vend para se të jetë shumë vonë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025

Ndonëse ekonomia u rrit me 3.9% në vitin 2025, sipas të dhënave paraprake të INSTAT, rreth 72% të kontributit në këtë rritje e kanë sjellë...
15:43 | 24/06/2026

Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat 

Fermerët shqiptarë kanë prodhuar rreth 9,7 milionë ton produkte bujqësore gjatë vitit 2025. Sipas INSTAT, perimet udhëhoqën prodhimin, me 1.4 milionë tonë, me rritje vjetore...
15:37 | 24/06/2026

Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë

Numri i të punësuarve arriti në 1.17 milionë persona në vitin 2025. Krahasuar me vitin parardhës, numri i tyre ka pësuar një rënie të lehtë...
19:51 | 23/06/2026