Pagat deri në 50 mijë lekë pa taksa, Rama: Brenda pak ditësh ligji për miratim

16 Qershor 2022 | 16:27

Tatimi i pagës për vlerën deri në 50 mijë lekë do të bëhet zero. Sot pragu i rrogës pa taksa është 40 mijë lekë, efekt i cili të zbatohej në prill të këtij viti, pas 8 vjetësh që paga e patatueshme në vend ishte 30 mijë lekë.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama duke premtuar se ndryshimet ligjore do të depozitohen në kuvend brenda pak ditësh.

Politikat buxhetore për të zbutur efektet sociale që ka shkaktuar për qytetarët rritja e çmimeve i rekomandoi të rritura edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Heqja e taksës për pagat deri në 50 mijë lekë do të prekë drejtpërdrejt 55 mijë të punësuar që sot kanë pagën mes nivelit 40 dhe 50 mijë.

Lehtësim të barrës fiskale pritet të ketë i gjithë zinxhiri punonjësve, pasi zbritja për efekt tatimi do të bëhet me 50 mijë lekë dhe 40 mijë siç është sot.

Kështu, nëse një i punësuar ka një pagë 200 mijë lekë, 40 mijë nuk i tatohet dhe taksohet me 13% pjesa 160 mijë lekë, tashmë atij do t’i taksohet 150 mijë lekë, duke përfituar në vit 15600 lekë të rinj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026