“Pagat e luftës”, Denaj: Po diskutojmë për një paketë të dytë ndihme për bizneset
Ka nisur sot shpërndarja e pagës së luftës ndërsa janë në proces verifikimi 8400 subjekte dhe mbi 14 500 të punësuar. Deri tani kanë aplikuar për ndihmë ekonomike nga qeveria mbi 61 mijë punonjës nga rreth 36 mijë biznese, duke shënuar një fluks të lartë.
Bizneset po shqyrtohen sipas radhës së aplikimit, por ka aktivitete të cilat kanë nevojë për verifikim në terren, për të cilët pritet të zgjasë miratimi. Ndërkohë, punonjësit informalë që kanë humbur punën mund të përfitojnë duke denoncuar punëdhënësin. Por denoncimi duhet të verifikohet.
Edhe bizneset të cilët kanë tatime të mbartura do ta marrin pagë, pasi kjo është një ndihmë ekonomike e përkohshme. Kjo pagë parashikohet të jepet deri në Maj, por nëse pandemia zgjat, paga do të vazhdojë të jepet deri në përfundim të situatës.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj duke folur në ‘Ilva Now’, deklaroi se është duke u diskutuar për një paketë të dytë ndihme nga qeveria për bizneset. “Është shumë herët pasi është duke u diskutuar, por besoj se brenda këtij muaji do të dalim në përfundime”, deklaroi znj. Denaj.
Për punonjësit e bizneseve të vegjël, ministrja e Financave tha se u është alokuar paga minimale. brenda gjysmës së parë të muajit prill do të përfundojmë të gjitha pagesat për muajin mars.
Duke folur për aktin normativ për pezullimin e pagesës së qirave, znj, Denaj deklaroi se nuk do të ketë falje por për t’i ripaguar në një moment të dytë. Kjo tha ministrja duhet të arrihet nga një mirëkuptim mes palëve.
Sa i takon punonjësve të padeklaruar, ku qeveria u ka bërë thirrje që të denoncojnë punëdhënësin për të përfituar ndihmë, znj. Denaj deklaroi se kjo është pjesë e luftës ndaj informalitetit. “Denoncimi duhet parë si një mundësi për ata që kanë nevojë dhe mund të deklarojnë me prova se kanë punuar”, tha ajo.
Për garancinë sovrane, ku biznesi i madh do të ketë mundësi të marri kredi për të paguar punonjësit, znj. Denaj tha se vendimi do të publikohet sot në Fletoren Zyrtare ku janë parashikuar kriteret se si do të veprohet. Por ajo që theksoi ministrja ishte fakti se kredia do të ofrohet për dy vite me një interes prej 2.85% dhe tre muajt e parë bizneset nuk do të paguajnë këste.
“Sot shpallet në Fletoren Zyrtare, i pari detaj është kush është ai biznes që përfiton. Do të jetë në radhë të parë biznesi që ka nevojë për të mbështetur me likuiditet biznesin e tij për pagat e punonjësve. Kemi vendosu një kufi për pagat që mund të financojmë, dhe është për një pagë bruto deri në 150 mijë lekë”, u shpreh znj. Denaj.
Këto kritere tha ministrja e Financave janë vendosur për t’u ardhur në ndihmë sa më shumë bizneseve. Nga ana tjetër shtoi se nuk do të lejohet që i njëjti biznes të marrë në dy banka të ndryshme kredi për pagat e punonjësve pasi do ta monitorojnë këtë fakt.
Për çdo bankë, shtoi ajo është vendosur një fond limit që mund të kreditojnë. Për 60 ditë ato banka që nuk do ta ezaurojnë këto fond, apo ato banka që do ta kalojnë limit, do të kemi një rialokim të fondeve.
“Asnjëherë nuk mendohet se kjo është zgjidhja për të gjitha problemet që ekzistojnë në biznese ky është vetëm një instrument në paketën e parë. Në asnjë mënyrë që kjo s’do të jetë obliguese për bizneset dhe me frymë që bizneset do të ndihen në ngërç. Kjo është një marrëdhënie e lirë e bizneseve. Të gjitha bankat e nivelit të dytë do ta ofrojnë këtë mundësi kreditimi, shpërndarja e shumës do të jetë në proporcion me kreditë që kanë në portofolin e kredive për bizneset”, deklaroi ministrja e Financave.
Lexoni gjithashtu:
Anila Denaj: Deri në fund të majit do të hapen të gjitha bizneset
Ministrja Denaj: Në një muaj do të kemi 50-60 mijë të papunë më shumë
Denaj: Për marsin kemi një deficit prej 5.5 miliardë lekë nga plani i të ardhurave
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 07:57 Ushtria izraelite përshkallëzon sulmet në zonat e Libanit jugor (VIDEO)
- 07:52 Anglia mposht 2-1 Republikën Demokratike të Kongos dhe kualifikohet në raundin e 16-tave
- 07:46 Shirat e rrëmbyeshëm godasin Bregun e Fildishtë dhe Ganën, 59 viktima dhe dhjetëra të zhdukur
- 07:38 Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha, negociatat mbeten pa rezultate konkrete
- 07:33 Përmbysje e çmendur në minutën e 125-të, Belgjika eliminon Senegalin 3-2 dhe siguron kualifikimin
- 07:28 SHBA-të kualifikohen në raundin e 16-të duke mposhtur Bosnjën dhe Hercegovinën