Pagat e mësuesve në Shqipëri, Raporti: Arsimtarët tonë më të keqpaguarit në Europë
Pagat e mësuesve në Shqipëri u rritën nga Korriku i vitit të kaluar, duke shkuar në mesataren 950 euro, përsëri krahasuar me vendet e tjera, jemi të fundit në listë.
Sipas një raporti nga OECD, arsimtarët në vendin tonë janë më të keqpaguarit, në Europë. Në terma vjetorë, paga mesatare bruto e një mësuesi për vitin 2022-2023 ishte 11.400 euro në Shqipëri. Ndërkohë që Luksembrugu ka një pagë vjetore prej 85.589 euro.

Pagat e mësuesve ndryshojnë ndjeshëm në të gjithë Evropën, me kualifikimet dhe përvojën që luajnë një rol kyç në dallimet brenda secilit vend.
Në Kosovë, mësuesit përfitojnë që nga viti 2023, 680 euro. Në Serbi, sistemi i paguan 100 mijë dinarë ose 850 euro me kursin e këmbimit, dhe në Maqedoninë e Veriut, pagesat mesatare shkojnë në 700 euro.
Politikat arsimore të shteteve ndryshojnë, por në vlerësimin financiar, gjatë viteve të fundit, Bullgaria ka bërë revolucion duke e çuar pagën vjetore në 40 mijë euro, me rritje 117% që nga viti 2017.
OECD nënvizoi rëndësinë e ofrimit të më shumë mundësive për zhvillim profesional dhe për të siguruar që profesioni të mbetet intelektualisht stimulues gjatë gjithë karrierës së mësuesve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta