Pagesat e energjisë elektrike, edhe me kartë bankare në sportelet e OSHEE-së

3 Tetor 2025 | 15:49

Në sportelet e OSHEE-së, faturat e energjisë elektrike mund të paguhen edhe me kartë bankare. Kjo formë alternative po aplikohet fillimisht në Tiranë, e më pas do të shtrihet edhe në qytetet e tjera.

Nga 1 tetori, faturat e energjisë elektrike do të mund të paguhen edhe me kartë bankare pranë pikave të OSHEE-së.

Shërbimi është pjesë e një procesi që zëvendëson pagesat me lekë në dorë, kur një individ paraqitet në sportel, dhe nuk mbart asnjë kosto shtesë.

Ky hap synon të përmirësojë shërbimin ndaj abonentëve, duke ofruar një alternativë më të shpejtë, më të sigurt dhe më të përshtatshme për detyrimin mujor.
Projekti pilot po zbatohet fillimisht në Tiranë, ku sportelet janë pajisur me aparate POS që pranojnë kartat e çdo banke.

Ky hap pritet të lehtësojë ndjeshëm pagesat, duke reduktuar radhët dhe përdorimin e parasë cash. Por sfida e vërtetë do të jetë zbatimi i tij në qytetet e tjera dhe sigurimi që shërbimi të jetë i aksesueshëm dhe funksional për të gjithë.

Ndërkohë, pagesat e faturave mujore prej kohësh mbeten të vlefshme edhe në kanalet digjitale si e-Albania apo aplikacioni i OSHEE-së, të cilat ofrojnë mundësi pagese përgjatë 24 orëve.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026