“Pagesat me kompani ofshore”, Valteri: Rezulton se vetëm PL ka bërë shkelje

23 Shtator 2022 | 18:25

Ish-deputeti Halit Valteri, në një intervistë për Euroneës Albania, është shprehur se ditën e sotme në SPAK ka depozituar kontratat e lobimeve të firmosura   nga vetë Ilir Meta.

Ai deklaroi se kontratat janë bërë publike nga mediat austriake, ndërsa shtoi se shkelja më e madhe është se paratë janë dhënë përmes kompanive ofshore dhe se nga LSI-ja janë deklaruar vetëm 15 mijë dollarë.

“Janë kontrata të nxjerra nga ‘Fara”, janë kontrata të cilat janë publikuar në faqen zyrtare Fara dhe të kompanisë lobuese që i kam vënë sot para prokurorëve të SPAK. Janë kontrata të firmosura nga Ilir Meta.

Shkelja më e madhe është se janë përdorur kompani ofshore për të bërë këto pagesa. Në të gjithë këtë periudhë që po flasim rreth 1.2 mln dollarë që janë  bërë pagesa, janë deklaruar vetëm 15 mijë dollarë  nga LSI-ja. Ka 1 mijë e një arsye  që SPAK dhe prokurorët e SPAK, t’i vënë hekurat, Ilir Metës,  Petrit Vasilit  dhe Monika Kryemadhit dhe të tregojnë që ligji është i barabartë për të gjithë”- theksoi Halit Valteri.

Valteri më tej theksoi se: Kemi parë edhe partitë e tjera, por rezulton se vetëm Partia e Lirisë ka bërë shkelje

“Njëherë të vetme SPAK ka në dorë të çojë para drejtësisë një nga bajlozët e korrupsionit”- tha ndër të tjera Valteri.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që u zhvillua këtë të mërkurë, është zhvilluar votimi për përbërjen e re të këtij forumi drejtues....
22:37 | 01/07/2026

Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë

Gazetari Flogert Muça ka folur për Euronews Albania në emisionin “Now” me Erla Mëhillin. Muça ka komentuar listat e propozuara nga kreu i PD-së, Sali...
22:24 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026