Paketa e dytë mbështetëse për qytetarët, Ibrahimaj: Do bëhet publike në shtator
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi në një konferencë për mediat këtë të hënë se paketa e dytë mbështetëse për qytetarët, do të jetë pothuajse e njëjtë si e para. Ajo nënvizoi se kjo paketë do të bëhet publike në shtator.
‘Ne do te vazhdojmë të kemi një politikë mbështetëse për familjet në nevojë. Ne kemi bëre një akt normativ për të gjitha masat që do të marrim. Paketa përfshin masat e marra deri më tani qoftë për mbështetjen e bizneseve ashtu edhe te familjeve. Paketa e dytë do bëhet publike në shtator, dhe do jetë pothuajse e njëjtë me paketën e parë. Ka pasur ngadalësim të investimeve këtë vit prandaj ne morëm përsipër një pjesë së kostove të ndërtuesve të kontratave publike. Detajimi i paketës së dytë do të bëhet me VKM dhe do të përfshijë muajit në vijim”, tha Ibrahimaj.
Paketa e parë, e cila është aktualisht në fuqi, parashikon indeksimin e pensioneve me 3.3 miliardë lekë, kompensim me 3 mijë lekë për 576 mijë pensionistë e familje në nevojë, mbështetje 1.5 miliardë lekë për fermerët, 500 milionë lekë që mos të rritej cmimi i transportit publik, fond 28 miliardë lekë për energjinë elektrike dhe ndryshim të taksës progresive e rritjes së pagës minimale.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ministrja Ibrahimaj: Ka një nivel të lartë të parave informale në vend
- Qeveria pranon mashtrimin me TVSH, Ibrahimaj: Të përfshirë edhe ‘inceneratorët’
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen