Paketa për rimëkëmbjen, Hoti: Të premten masat e reja kundër COVID-19
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u takua të mërkurën me Përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës për të diskutuar mbi masat e reja anti-COVID si dhe për paketën e re të Rimëkëmbjes.
Gjatë konferencës për shtyp kryeministri i Kosovës, tha se gjendja nuk pritet të përmirësohet gjatë javëve të ardhshme, ndërsa përmendi si shembull shtetet në Evropë të cilat kanë ashpërsuar masat e parandalimit të përhapjes së coronavirusit.
Kryeministri Hoti u shpreh se ka rënë dakord me Odat Ekonomike që të përpilojnë masat për Pakon e re të Rimëkëmbjes, teksa tha se të premten do të vendosen masat e reja për COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 1158 teste të dyshuara për Covid-19, ndërsa 296 prej tyre kanë rezultuar të prekur.
Numri i rasteve aktive ka rënë ndjeshëm por sidoqoftë Ministria e Shëndetësisë në Kosovë krahas buletinit ditor për shifrat e COVID-19, apeloi që qytetarët të tregohen vigjilentë dhe të shmangin vendet ku vihen re grumbullime masive.
Në Kosovë numri i rasteve aktive është 11.318.
Lexoni gjithashtu:
Mbledhje e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të RMV, pritet të nënshkruhen 20 marrëveshje
Vaksina anti-covid në Kosovë, Hoti: Presim të marrim për 20% të popullsisë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania