Pakt kundër emigracionit, Macron-Sunak: Stop tregtisë së qenieve njerëzore
Britania e Madhe do t’i japë Francës rreth 500 milionë stërlina për të ndalur emigrantët që kalojnë kanalin e La Manshit me varka të vogla.
Dhënia e shumës u njoftua gjatë një takimi në Paris mes kryeministrit Rishi Sunak dhe presidentit francez Emmanuel Macron, i cili tha se edhe Franca do të japë kontributin e saj.
Paratë do të shpenzohen për 500 oficerë shtesë dhe për ngritjen e një qendre të re burgimi në Francë, e cila megjithatë nuk do të jetë operacionale para vitit 2026.
Mbretëria e Bashkuar kishte planifikuar t’i paguante Francës rreth 63 milionë paund këtë vit për të frenuar problemin e emigracionit, por tani paketa e re e ndihmës e bën shumën shumë më të madhe.
Edhe Franca do të kontribuojë për zgjidhjen e problemit, por presidenti Macron nuk saktësoi se sa do të jetë shuma që do të lëvrohet.
Shefi i pallatit Elize vlerësoi megjithatë përpjekjet e përbashkëta të ekipeve franko-britanike, për ta ndaluar fluksin e emigracionit me gomone.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Macron tha se vetëm vitin e kaluar, ekipet në fjalë kishin parandaluar 30 mijë varka të vogla që të kalonin kanalin dhe kishin kryer 500 arrestime.
Nga ana e tij, Sunak tha se paratë do të ndihmojnë për t’i dhënë fund asaj që e ka quajtur “tregtia e neveritshme e qenieve njerëzore”.
“Duke punuar së bashku, Britania dhe Franca do të garantojnë që askush të mos shfrytëzojë sistemet tona dhe të kalojë pa u ndëshkuar”, tha Sunak.
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet