“Palaço”- Debat i ashpër Bardhi-Felaj: Burri yt ka vendosur 1.5 mln euro gjobë

13 Korrik 2023 | 11:20

Është shoqëruar me debate të ashpra seanca plenare e kësaj të enjteje, ku opozita ka kërkuar praninë e kryeministrit Rama në sallë që të japë llogari në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Një përplasje të fortë pati mes kreut të grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi dhe deputetes socialiste Ermonela Felaj.

Ishte Bardhi që e akuzoi Felajn si të përfshirë në çështjen e incneratorëve dhe se ka uzurpuar prokurorinë e Tiranës përmes familjarëve të saj me qëllim që t’i vendosë gjoba bizneseve.

“Palaço mua më ka thënë kryemafiozi jot dhe kur vjen nga një hajdute dhe gjobaxhie si ty, që ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba biznesit.

Yt shoq vetëm në çështjen e rimbursimit të TVSH-së ka marrrë rryshfet 1.5 milionë euro nga katër biznese. Kjo je ti, ti vjen nga një familje hajdute. Ti je një hajdute dhe një gjobaxhie që ke dhe guximin të vish këtu të flasësh. Ti nuk duhet të ishe aty se je pjesë e dosjes. Ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba qytetarëve dhe bizneseve.

Je fasada e inceneratorëve, i ke vënë fytyrën për të mbuluar krimin. Mbylle moj hajdute gojën”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër Felaj, iu përgjigj në mënyrë të përsëritur nga vendi akuzave të Bardhit duke e cilësuar si një “palaço”.

 

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026