Pallat pa leje në zonë turistike, Rama: Ne denoncojmë por dosjet zënë myk në gjykata
Katet pa leje tek “Syri i Tiranës” ishin denoncuar që në korrik por prokuroria nuk mori asnjë masë.
Me tone të ashpra gjatë komunikimit online me qytetarët, kryeministri Rama shigjetoi drejtësinë për mosveprim.
“ I çon aty 4 646 metra katrorë të bëra pa leje për qëllim fitimi, ia lexon ligjin ku thotë se literalisht gjoba është kaq dhe të rrëzon me çekiçin e papërgjegjshmërisë totale në gjykatë dhe jep të drejtën atij. Kjo është drejtësia që më bën mua për të vjellë. Problemi është te këta peshkaqenët dhe tani jemi në goditjen finale që do ta bëjmë deri në fund. 40 subjekte ndërtuese, 18 kryetarë bashkish, përfshirë dhe kryetarë socialistë dhe komunash, 12 drejtorë urbanistike, 25 kryeinspektorë, 2 drejtorë rajonal të ALUIZ-t, pse nuk arrestohen. Këto dosje i ka zënë myku në prokurori”- shprehet kreu i qeverisë.
Rama u pyet edhe për përgjegjësit e punonjësve të shtetit lidhur me këtë ndërtim në qendër të Tiranës.
“Burg për këtë, burg për atë. Nuk është as detyra ime dhe larg qoftë dhe as e drejta ime, sepse nuk fut në burg as partia, as qeveria dhe as kryeministria në një sistem si ky që kemi zgjedhur, por drejtësia.”- tha kreu i qeverisë
Rama foli edhe për një pallat pa leje të zbuluar këtë herë në zone turistike.
“Është një pallat i tërë pa leje në një zonë turistike. Ka mbi një vit që jemi bam e bum nëpër Gjykata dhe nuk po arrijmë dot të ekzekutojmë vendimin, është pa leje komplet.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta