Paloka: Nëse hapen dosjet pa kontroll do dëmtohen familjet e ish-të persekutuarve

29 Shtator 2022 | 14:10

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka, ka folur për projektligjin e lustracionit që u dorëzua ditën e djeshme në Kuvend, nga Oerd Bylykbashi.

Në një intervistë për Euronews Albania, Polaka tha se projektligji ka qëllim që bashkëpunëtorët e sigurimit të sigurimit të shtetit të mos kenë më funksione në institucionet publike.

Paloka theksoi se nëse hapen të gjithë dosjet pa kontroll do të dëmtohet familjet e ish-të persekutuarve.

“Qëllimi është që jo vetëm bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit një pjesë e të cilëve kanë qenë dhe viktima të sigurimit të shteti. Sigurimi i shtetit shfrytëzonte klasën më të persekutuar për të krijuar dhe bashkëpunëtorët e saj. Pra të kërkosh sot të  hapen dosjet pa asnjë lloj kontrolli do të dëmtohen familjet e ish-të persekutuarve që mund të kenë brenda tyre dhe të detyruar deklarime dhe firmosje për bashkëpunim në kushtet e presionit të sigurimit. Dhe të lejosh ata që i ka detyruar ata të vazhdojnë jetën e qetë do të ishte gjëja më absurd”-nënvizoi Paloka.

Çfarë parashikon ligji i lustracionit?

“Të gjithë nga kriminelë të sigurimit të shtetit, nga ata që kanë drejtuar mjetet e represionit  të diktaturës, qofshin pjesë e prokurorisë apo gjykatave, asnjëri prej tyre që do të kërkojë të jetë pjesë e kësaj administrate”-shprehet Paloka.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026