Paloka: Rama po e përdor OFL-në për të shantazhuar kriminelët, që t’i shërbejnë në zgjedhje
Në këtë emision Unpublished kushtuar “Operacionit Forca e Ligjit”, vjen deklarata e fortë nga Partia Demokratike. Një nga eksponentët kryesorë të saj, Edi Paloka akuzon kryeministrin Rama se po e përdor OFL-në në interes të zgjedhjeve të përgjithshme të 2021.
Duke iu bërë presion këtyre njerëzve me precedent penal, duke i kërcënuar që do iu marrin pasurinë, duke i kërcënuar që mund të rikthehen edhe në burg, Rama kërkon që siç ka dalë edhe në disa raste deri më tani, të kthehet në shpëtimtar të tyre”, tregon z. Edi Paloka.
Ndërsa drejtuesit e OFL mbrojnë ndërhyrjen në, Ligjin Antimafia, opozita mendon se nuk kishte nevojë për asnjë ndërhyrje.
“Ligji antimafia ka një pjesë të mirë të veprave penale, por nuk ka një pjesë siç janë, vrasja me dashje, vrasja për gjakmarrje dhe një sërë veprash të tjera, të rënda penale që teorikisht nuk gjenerojnë pasuri”, shprehet z. Gentjan Ndoja.
“Këtë gjë e bënte shumë mirë ligji antimafia. Që nuk është vënë kurrë në zbatim nga kjo qeveri. Ishte krejt e pavend që të krijohej përmes një ligji tjetër, një strukturë që të kryente veprimet antimafia”, thotë për Unpublished zoti Paloka.
Znj. Gjebrea shpjegon domosdoshmërinë që ka pasur ky ligj. “Në datën 31 dhjetor operacionit forca e ligjit i vjen fundi. Por puna e nisur prej tij, ende nuk është finalizuar ndaj brenda shumicës zërat janë për një shtyrje të afatit, ndoshta pa dërgime formularësh, por me ndjekjen e rasteve të deritanishme”, thotë znj. Gjebrea.
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë
- 11:06 Tragjedia e tërmetit në Venezuelë, shkon në 2,645 numri i viktimave! Presidentja nderon ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit
- 10:56 Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë
- 10:54 Ministri i Jashtëm i Iranit konfirmon se Izraeli planifikoi të vriste negociatorët e Teheranit gjatë bisedimeve për paqe
- 10:44 Kina nis patrulla të reja në lindje të Tajvanit pavarësisht kundërshtimit ndërkombëtar
- 10:44 Kurti: Gëzuar përvjetorin e 250-të SHBA, me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan
- 10:37 Një tërmet i fortë godet Kilin, sa ishte magnituda?