PAMJE/ Aksident i pazakontë në Korçë, përmbyset “Benzi”, shpëton çifti

18 Dhjetor 2025 | 13:09

Një aksident i pazakontë është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një automjet tip “Benz” ka goditur një mjet tjetër të parkuar dhe më pas është përmbysur në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur brenda qytetit, në afërsi të repartit të zjarrfikëses. Sipas informacioneve paraprake, në automjetin tip “Benz” po udhëtonte një çift bashkëshortësh. Dyshohet se drejtuesi i mjetit është ndjerë keq gjatë drejtimit, duke humbur kontrollin e automjetit.

Fatmirësisht, çifti ka pësuar vetëm lëndime të lehta. Ambulanca ka transportuar të lënduarit drejt urgjencës për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026