Pamje nga Galați në Rumani, pallati i dëmtuar pas goditjes nga droni rus

29 Maj 2026 | 15:05

Gazetarët e Euronews Romania kanë raportuar nga vendi ku një dron rus goditi një pallat banimi në qytetin e Galațit, në orët e para të mëngjesit.

Sipas raportimit, alarmi u dha pak para orës 02:00, ndërsa goditja ndodhi menjëherë më pas. Në pamjet nga vendngjarja shfaqet ndërtesa e dëmtuar nga shpërthimi, ndërsa autoritetet rumune kanë rrethuar zonën dhe vijojnë hetimet.

Më shumë se 70 banorë u evakuuan nga pallati pas incidentit, ndërsa dy persona u transportuan në spital me lëndime të lehta. Në zonë ndodhen efektivë të shërbimit rumun të inteligjencës, të cilët po kryejnë ekspertizën dhe mbledhjen e provave.

Sipas mediave rumune, ky konsiderohet incidenti më i rëndë i këtij lloji në territorin rumun që prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Raportimi u përcoll për Euronews Romania nga gazetarët Silviu Jugaru dhe Cristi Petrescu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026