Pamje nga zjarri në skenën kryesore të Tomorrowland, tymi i dendur mbulon zonën

16 Korrik 2025 | 22:10

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë dhe shkatërruar skenën kryesore të festivalit të muzikës elektronike Tomorrowland, në Boom të Belgjikës, vetëm pak ditë para nisjes zyrtare të aktivitetit.

Flakët shpërthyen në zonën ku do të mbahej eventi, ndërsa dëgjoheshin fishekzjarrë dhe re të dendura tymi mbuluan zonën përreth.

Edhe pse nuk kishte pjesëmarrës në festival në momentin e ngjarjes, rreth 1,000 punonjës ndodheshin në vendngjarje. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

Autoritetet vendase u kërkuan banorëve të zonës të mbanin dritaret dhe dyert të mbyllura për shkak të tymit, edhe pse ky i fundit nuk konsiderohet toksik.

Zjarrfikësit po përpiqen të kontrollojnë përhapjen e flakëve, mes frikës se mund të zgjerohet në pyllin pranë.

Në një deklaratë zyrtare, organizatorët e festivalit konfirmuan se skena kryesore është dëmtuar rëndë, por theksuan se askush nuk ka pësuar lëndime.

Ata njoftuan se DreamVille, kampingu i festivalit, do të hapet të enjten më 17 korrik sipas planit, ashtu si edhe aktivitetet e Global Journey në Bruksel dhe Antverp.

“Po punojmë për të gjetur zgjidhje për fundjavën e festivalit,” thuhet në deklaratë, ndërsa bëhet e ditur se informacione të mëtejshme do të publikohen në vijim.

Zëdhënësja e festivalit, Debby Wilmsen, deklaroi për De Telegraaf se siguria e vizitorëve dhe komunitetit përreth mbetet prioriteti kryesor.

Kryetari i bashkisë së Boom-it, Jeroen Baert, ka anuluar pushimet dhe po kthehet për të ndjekur situatën nga afër.

Festivali pritej të niste këtë të premte, me qindra mijëra pjesëmarrës që udhëtojnë çdo vit drejt Belgjikës për të ndjekur performancat e artistëve më të njohur të muzikës elektronike.

Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë flakët që përfshijnë strukturën madhështore të skenës kryesore, me fishekzjarrë që shpërthejnë dhe tym të dendur që ngrihet në ajër.

Në një video tjetër, shihet zjarri që fillon nga krahu i djathtë i skenës, ndërsa punonjësit largohen në panik.

Skena kryesore, që përbën një nga elementët më të rëndësishëm të festivalit, është dëmtuar plotësisht, duke rrezikuar ndikim të ndjeshëm në mbarëvajtjen e aktivitetit nëse nuk gjendet një zgjidhje në kohë.

Organizatorët mbeten të përkushtuar për të garantuar vazhdimësinë e programit sipas planit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026