Pamjet e aksidentit në Elbasan, makina del nga korsia dhe përplaset me kamionin
Euronews Albania, ka siguruar pamjet e aksidentit të ndodhur ditën e enjte në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, në aksin Elbasan Librazhd, ku një automjet u përplas me një kamion.
Aksidenti është filmuar nga kamera e ndodhur në kabinën e kamionit, i cili drejtohej nga një shofer maqedonas.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, makina me të cilën udhëtonin dy të rinj ka dalë nga rruga në kthesë dhe ka shkuar drejt kamionit duke u përplasur me të.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 20 vjeç, i cili ishte në drejtimin e autoveturës.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar vetë 20-vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila është nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë