Pamjet e dhunimit të policit në Tiranë: I bllokojnë rrugën, e qëllojnë me shkopinj
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Blerim Bulicën i akuzuar se së bashku me 5 persona të tjerë, dhunoi efektivin e policisë Ervin Fanaj dhe vëllain e tij Bledar Fanaj, në Kombinat.
Bulica e ka mohuar autorësinë e ngjarjes duke kërkuar lirimin nga qelia. Më tej është shprehur se nuk e njeh efektivin e dhunuar.
Prokuroria arsyetoi se bazuar në veprimet e para hetimore, Bulica bashkë me familjarët e tij dhe rrethin shoqëror ka qenë i pranishëm në skenat e dhunës së ndodhur në Kombinat ndaj efektivit të policisë Ervin Fanaj dhe vëllait të këtij të fundit Bledar Fanaj.
Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta në të cilën ka qenë i përfshirë vëllai i efektivit.
Ndërsa në kërkim vijojnë të jenë Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica dhe Benard Aliaj.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, 5 personat i bllokojnë rrugën foristradës së policit dhe qëllojnë me shkopinj në drejtim të makinës.
761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë