Pamjet/ Kapet me pistoletë 23-vjeçari te Don Bosko, dyshohet se do ta shiste
Një 23-vjeçar është arrestuar në flagrancë në zonën e Don Boskos në Tiranë, pasi u kap me një armë zjarri të cilën dyshohet se po përgatitej ta shiste.
Gjatë operacionit “Gracka”, u arrestua në flagrancë, në rrugën “Demir Progni”, shtetasi Armand Deda, 23 vjeç, banues në Tiranë.
“Nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte me vete 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni “Gracka”. Sekuestrohet 1 pistoletë me municion.
U kap në flagrancë në zonën e Don Boskos, me armën e zjarrit që do ta shiste, vihet në pranga 23-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të befasishme, të kryera në vijim të punës policore për garantimin e rendit dhe për goditjen e paligjshmërive, Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Gracka”.
Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë, në rrugën “Demir Progni”, shtetasi A.D, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte me vete 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste.
Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta