Kanosi me pistoletë një grua në rrugë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një grua në rrugë.
Efektivët e Komisariatit Nr. 4, pas informacioneve se një person me inicialet L.L. kishte kërcënuar një grua dhe se posedonte armë në banesë, organizuan operacionin “Preventio” ku u bë i mundur arrestimi i tij.
“Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, janë sekuestruar arma e zjarrit pistoletë që dyshohet se është përdorur për kanosjen, dy armë gjahu, një armë e ftohtë dhe municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.
Kanosi me armë zjarri pistoletë, një 40-vjeçare, për motive të dobëta, dhe posedonte armë gjahu, armë të ftohtë dhe municion luftarak, në banesë, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Muhamed Deliu”, një shtetas posedonte armë në banesë dhe kishte kanosur një 40-vjeçare, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit “Prevention”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi L. L., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kanosur me armë zjarri pistoletë, një 40-vjeçare, në rrugë, për motive të dobëta.
Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë që dyshohet se e ka përdorur për kanosjen, 2 armë gjahu, 1 armë të ftohtë dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
- 20:07 Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”
- 19:58 “Me këto pensione nuk përballohet”, pensionistët vlonjatë ankohen për çmimet në plazhet private
- 19:43 Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë