Pamjet satelitore tregojnë përmasat e varrit masiv në Izym, u gjetën mbi 400 trupa

18 Shtator 2022 | 09:42

Fotot që tregojnë hyrjen në “varrezat e pyllit” nga marsi deri në gusht të këtij viti tregojnë qindra trupa të varrosur aty pranë.

Në varret e zbuluara dy ditë më parë janë zbuluar kufomat e më shumë se 440 personave, duke përfshirë trupat e fëmijëve dhe ushtarëve të Ukrainës.

Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së, bëri thirrje për formimin e një “gjykate të posaçme ndërkombëtare” pasi u zbulua një varr masiv në Izyum, një qytet në verilindje të Ukrainës, raporton Guardian.

Në një seri postimesh të shtunën, Jan Lipavsky, ministri i jashtëm i Republikës Çeke, shkroi:

“Rusia ka lënë pas varrezat masive të qindra njerëzve të pushkatuar dhe torturuar në zonën e Izjum. Në shekullin XXI, sulme të tilla ndaj popullatës civile janë të paimagjinueshme dhe të neveritshme. Këtë nuk duhet ta anashkalojmë. Ne qëndrojmë për dënimin e të gjithë kriminelëve të luftës. Unë bëj thirrje për krijimin e shpejtë të një gjykate ndërkombëtare speciale që do të ndjekë penalisht krimin e agresionit”

Zyrtarët ukrainas zbuluan më shumë se 440 trupa, disa me duar të lidhura pas shpine. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmend edhe qytete të tjera të Ukrainës, ku autoritetet njoftuan se trupat ruse në tërheqje lanë pas varreza masive të civilëve, raportoi AP.

“Bucha, Mariupol, tani, për fat të keq, Izyum”, tha presidenti ukrainas. “Rusia e lë vdekjen kudo. Dhe duhet të përgjigjet për këtë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026