Pamjet tronditëse brenda taksisë të familjes 4-anëtarëshe që humbën jetën në Turqi
Momentet kritike që përjetoi në Turqi familja katër anëtarëshe e turistëve nga Gjermania, pas helmimit të tyre, u filmuan nga brenda taksisë që i transportoi ata në spital të mërkurën e kaluar.
Dy fëmijët humbën jetën në të njëjtën ditë, nëna vdiq dy ditë më vonë, ndërsa babai dje pasdite.
Në pamjet video nga brenda automjetit, nëna dhe fëmijët shihen në sediljen e pasme të taksisë në një gjendje jashtëzakonisht letargjike, babai është i shqetësuar, ndërsa vajza e vogël vjell në një qese plastike që nëna po mban për të.
Çfarë deklaroi shoferi i taksisë që transportoi familjen drejt spitalit
“Hëngrëm diçka dhe ndoshta na preku”
“Më 12 nëntor, në orën 11:20 të mëngjesit, familja u hodh përpara makinës sime. Më ndaluan dhe hipën në taksinë time. Më kërkuan t’i çoja në spitalin më të afërt. U nisa drejt spitalit dhe i pashë në panik. U përpoqa të flisja me babanë. Kur e pyeta se çfarë po ndodhte, ai u përgjigj: ‘Hëngrëm dhe pimë diçka dhe ndoshta na preku.’ Ai më tha: ‘Ju lutem, na çoni në spitalin më të afërt.’
Gjatë rrugës për në spital, vajza e vogël vazhdonte të villte. I dhashë një qese plastike. Nëna dukej gjysmë e pavetëdijshme dhe priti që të mbërrinim sa më shpejt të ishte e mundur. Kur po flisja me babanë, ai tha: ‘Më ndodh diçka sa herë që vij në Stamboll; vitin e kaluar pata një aksident me motor. Theva krahun dhe këmbën. Tani kam edhe unë këtë fatkeqësi.'”
Hetimet nga Instituti i Ekzaminimit Mjekësor Ligjor vazhdojnë, me ekspertë që kërkojnë gjurmë të substancës toksike në gjakun e nënës dhe dy fëmijëve, në një proces shumëplanësh dhe të detajuar.
Sipas hetimeve, pronari i hotelit ku ata po qëndronin kishte tre dënime kundër tij.
Hetimet për shkaqet e tragjedisë vazhdojnë, me katër nga njëmbëdhjetë të arrestuarit që tashmë janë lënë në paraburgim, ndërsa shtatë të tjerët mbahen ende, pasi hetimi paraprak është duke vazhduar.
Dëshmia e punonjësit që kreu dezinfektimin në hotel po shqyrtohet si një nga shkaqet e helmimit, ndërsa shoferi i taksisë konfirmoi se babai i kishte rrëfyer për aksidentet që kishte pasur gjatë vizitave të tij në Stamboll.

Incidenti ndodhi më 12 nëntor, në një hotel në lagjen Fatih. Familja e Servet dhe Cigdem Becek kishte mbërritur në Stamboll nga Gjermania dhe po qëndronte në hotel me fëmijët e tyre, Kadir Muhamet dhe Masal.
Vonë atë natë, nëna e gjeti vajzën pa ndjenja dhe njoftoi autoritetet. Masal dhe Kadir Muhamet ndërruan jetë më vonë në spital.
Nëna, Cigdem Becek, vdiq dy ditë më vonë, ndërsa babai, Servet Becek, i cili ishte shtruar në spital me simptoma helmimi, vdiq të martën në mbrëmje pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare