Panairet e traditës rijetëzojnë vlerat kulturore dhe promovojnë turizmin
Panairet e traditës që organizohen në qytetin e Gjirokastrës promovojnë vlerat tona kombëtare duke tërhequr interesimin e turistëve.
Në qendër të tyre është prezantimi i produkteve tradicionale, suveniret, kulinaria karakteristike etj.
“Gjithmonë është promovimi i traditave dhe i kulturës që ka qyteti ynë por jo vetëm dhe i asaj shqiptare të bërjes së qilimave, kjo rrit vizibilitetin e këtyre zejeve dhe artizanatit shqiptar, për shkak se në qytet tani momentalisht është sezoni i lartë i turizmit dhe kjo i mundëson edhe atyre të përjetojnë nga afër shumë eksperienca të ndryshme”, thotë një djalë.
“E kam trashëgimi familjare dhe e kemi vazhduar, ka qenë mjet që na duhej patjetër në familje shtrojmë qilima, bëjmë sherqe për çobanët, bëjmë çdo lloj gjëje. Është shumë mirë që të vazhdojë si traditë, pse të shuhen këto që janë, të jenë të trashëguara”, shprehet një artizane.
Aktivitete të tilla rijetëzojnë traditat duke i bërë të njohura për turizmin.
Arrestohet shqiptari në Britani, la fëmijët vetëm në shtëpi për të takuar një 14-vjeçare që kishte njohur në internet
Zbardhen rrethanat e plagosjes me armë në Pogradec, kush janë 4 autorët që tentuan të vrasin 35-vjeçarin (EMRAT)
Seancë plenare dhe protestë para Kuvendit, qytetarët thirren të mblidhen në orën 10:00
- 09:45 Iraku mirëpret bisedimet SHBA-Iran
- 09:44 Plani i ri i mbrojtjes në Britani, Starmer shpalos programin e investimeve para largimit nga detyra
- 09:41 Kongo raporton më shumë se 1,300 raste me Ebola: OBSH-ja bën thirrje për kujdes
- 09:39 NASA: 60,000 ndërtesa mund të jenë dëmtuar ose shkatërruar nga tërmeti në Venezuelë
- 09:36 Arrestohet shqiptari në Britani, la fëmijët vetëm në shtëpi për të takuar një 14-vjeçare që kishte njohur në internet
- 09:32 Vance kundër Rubio, a është ekipi i Trump i përçarë për shkak të luftës në Iran?