Panairi agro-kulturor në Përrenjas, fermerë e artizanë prezantojnë produktet lokale

29 Shtator 2025 | 17:18

Në Përrenjas është çelur Panairi agro-kulturor, një aktivitet që mblodhi bashkë fermerë, artizanë dhe biznese lokale të zonës. Në stenda u ekspozuan nënproduktet e qumështit, frutat, si edhe veshje tradicionale e punime artizanale.

“Kam 25 vite që merrem me këtë punë dhe vazhdoj këtë traditë të Rrajcës. Veshja popullore përcillet brez pas brezi dhe ne duam ta trashëgojmë. Të rinjtë janë larguar në kurbet dhe nuk e duan këtë punë”, thotë një artizane.

Fermerët prezantuan mjaltë, djathë stani dhe produkte organike, duke nxitur konsumimin e produkteve lokale dhe promovuar cilësinë e tyre.

“Shumë na ndihmojnë. Kemi sjellë djathin, gjalpin dhe gjizën. Patëm edhe çaj, por na u shit. Shkojnë e shiten sepse është djathë bio, djathë stani. Kush i merr më tepër? Fshatarët dhe qytetarët. Ka kërkesa shumë”, shprehet një nga fermeret pjesëmarrëse në panair.

Ky panair Agro-Kulturor tregoi se përveç potencialit bujqësor, Prrenjasi mbetet një qendër e gjallë e trashëgimisë kulturore, duke e kthyer prodhimin vendas dhe traditat në një burim krenarie e zhvillimi për zonën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026