Panairi i enëve prej balte, traditë e trashëguar në javën e Pashkëve në Korçë

9 Prill 2026 | 19:34

Atmosfera festive e Pashkëve ka përfshirë qytetin e Korçës, ku në sheshin përpara Katedrales Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” po zhvillohet panairi tradicional i enëve prej balte. Ky panair, tashmë simbol i kësaj periudhe, po tërheq jo vetëm korçarët, por edhe vizitorë të shumtë që zgjedhin qytetin e juglindjes për të përjetuar traditat e Javës së Shenjtë.

Të pranishmit shprehen se ruajnë një lidhje të fortë me këtë traditë, duke e konsideruar baltën simbol të jetës dhe të reflektimit shpirtëror gjatë kësaj periudhe.

“Sot blihet baltë, për hir të Zotit që varroset nesër. Edhe nesër blihet baltë, sot dhe nesër, se nesër është dita e të vdekurve. Blejmë nga një çikë baltë e futim në shpi, qirnj, vezë. Plus dhe dreka që bëhet të dielën, mblidhemi të gjithë dhe gëzojmë. Është zakoni dhe është mirë, balta ruhet për shumë vjet, nuk nakatoset me të tjera, e ruajmë në një vend dhe themi që këtë e kam blerë për Pashkë”, tha një e moshuar.

“Sot është një ditë e shënuar dhe erdhëm këtu për të blerë diçka prej balte. Kjo është një traditë e jona sepse nga balta kemi ardhur dhe në baltë do kthehemi”, shprehet një tjetër zonjë.

“Prej baltës kemi ardhur dhe në baltë do kthehemi kur të vdesim”, tha qytetarja.

Pjesëmarrësit theksojnë rëndësinë e ruajtjes së zakoneve, duke e konsideruar blerjen e enëve prej balte si pjesë të ritualeve të Pashkëve dhe kujtesës familjare. Panairi sjell në vëmendje mjeshtërinë e zonave të Devollit të Sipërm, veçanërisht fshatit Bradvicë, të njohur historikisht për përpunimin e baltës. Sipas burimeve lokale, baltëpunuesit e këtyre zonave kanë marrë pjesë në panairet e Korçës prej më shumë se një shekulli, duke e kthyer këtë aktivitet në trashëgimi kulturore. Panairi i enëve prej balte mbetet një nga ngjarjet më karakteristike të Pashkëve në Korçë, duke ndërthurur besimin, historinë dhe artizanatin në një traditë që vijon të tërheqë vizitorë çdo vit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026

Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tërheqje të njëanshme...
12:58 | 25/07/2026