Panairi i librit në Kosovë, shkrimtari Ismail Kadare bëhet pjesë e edicionit të 23

11 Qershor 2023 | 19:02

Edicioni i 23 i Panairit të Librit ka çelur dyert në Prishtinë prej disa ditësh. Shtëpitë botuese pjesmarrëse në këtë panair, vlerësojnë se ky edicion ka shkuar më mire se ai i një viti më parë.

“Ka pasur më shumë kërkea për libra për fëmijë, por edhe për të rritur”,- tha Ornela Leci, shtëpia Botuese “Pegi”

E veçanta e këtij viti në panairin e librit ishte prezenca e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili edhe promovoi  veprat e tij të përmbledhur në 7 vëllime.

Kërkesat nuk kanë munguar as për autorët e huaj e as për ata shqiptar.

“Kësaj here ka pasur një interes ndoshta pak më të madh për librin e fundit “Kësulkuqja, përrallë për të rritur”,-tha shkrimtari Ag Apolloni.

Vizitorët ishin të shumtë, madje edhe nga Shqipëria. Pavrësisht morisë së titujve që u ofruan në panair, kishte edhe libra që qytetarët nuk i gjetën.

Për disa panairi I librit shërbeu si një ekspozitë , ku patën mundësi të shohin por jo të blejnë.

“Nga mungesa e parave bleva pak libra, por libri ëhstë dhurata më e mirë e shtëpisë kur ke para”,-tha një lexues.

Edicioni i 23 i librit në Prishtinë, mbyll dyert këtë të diel, pasi mikpriti mijra qytetarë dhe ofroi dhjetra titur të rinj librash të shkrimtarëve shqiptar dhë të huaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026