Tjetër përplasje Rama-Basha për menaxhimin e pandemisë COVID-19
Kryedemokrati Lulzim Basha është përplasur sërish me kryeministrin Edi Rama për menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar mëngjesin e sotëm një video në Facebook, ku flasin disa familjarë të pacientëve të infektuar që po marrin mjekim në spitale.
Familjarët shprehen se pacientët po presin nëpër ambulanca para se të marrin mjekim në spital. Ka edhe nga ata që thonë se familjarët do i nisin për mjekim jashtë shtetit, pasi në spitalet e vendit nuk po u japin garanci.
Ndërkohë kryedemokrati e akuzon kryeministrin Edi Rama se ka humbur të gjithë kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetin e familjeve shqiptare.
“Ja çfarë thonë familjarët e të sëmurëve. Faktet flasin vetë dhe tregojnë të vërtetën ashtu siç është. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama e humbi kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetin e familjeve shqiptare.”, shprehet kryedemokrati.
Nuk ka munguar edhe një reagim i menjëhershëm nga Rama, i cili thekson se opozita aktuale nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar.
“Një opozitë që as në një sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcë të bëhet bashkë me shumicën nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar”, shkruan Rama në një postim në Twitter.
NJË OPOZITË QË AS NË NJË SËMUNDJE QË BIE NJË HERË NË SHEKULL NUK GJEN DOT FORCË TË BËHET BASHKË ME SHUMICËN NUK I DUHET AS DREQIT E JO MË POPULLIT SHQIPTAR!
— Edi Rama (@ediramaal) November 12, 2020
Por, Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit. Shefi i opozitës nëpërmjet një postimi në Twitter thekson se shëndetësia është në kolaps dhe se Rama bën vetëm propagandë.
“Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën? Po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t’ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë.
Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallso. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë para për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë.
Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do t’i korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit.
Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallco. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë para për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e Ramës dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit.”, shkruan Basha.
Këto reagime vijnë në një kohë kur bilanci i COVID-19 rëndohet nga dita në ditë. Ministria e Shëndetësisë bëri më dije një ditë më parë se 11 pacientë me COVID-19 humbën jetën orët e fundit. Ndërsa, 140 të tjerë u raportuan të shëruar dhe 507 persona të tjerë rezultuan të infektuar.
Kështu totali i viktimave në Shqipëri nga COVID-19 ka shkuar në 590 (2.28% e totalit të rasteve).
Lexoni gjithashtu:
Rimbursimi për COVID-19, Rama: Ende nuk e kemi gati planin financiar
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta