Pandemia Covid-19, mjekja shqiptare në Itali mesazh bashkëkombasve: Mos bëni ekzaminime të tepërta
Pandemia e Covid-19 nuk po kursen asnjë vend dhe këtë e dëshmojnë shifrat e larta të viktimave, por edhe i të prekurve. Një situatë e tillë e agravuara raportohet edhe në Itali, ndërsa autoritetet kanë aplikuar masa shtrënguese në përpjekje për të frenuar përhapjen e pandemisë vdekjeprurëse.
Mjekja shqiptare në Milano të Italisë, Erseida Arra i tha gazetares Ilva Tare në Euronews Albania se infektimet me Covid-19 janë të larta, ndërkohë pohoi se lajmi i mirë lidhet me faktin se numri i pacientëve në terapi intensive është i qëndrueshëm.
“Numri i viktimave është i lartë, por dje ka qenë numri më i lartë i vdekjeve. Është vënë re një numër stabël në terapi intensive dhe janë rritur numri i pacientëve, të cilët po kryejnë izolimin në shtëpi, dhe kjo tregon se simptomat janë të mirëmenaxhuara në kushte shtëpie”, tha ajo.
Mjekja shtoi se në krahasim me muajin mars, njohuritë për virusin janë më të mirë dhe kjo ndihmon në trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19.
“Sigurisht nga praktika që po shikojmë kemi një menaxhim më të mirë të simptomave, dhe nuk mund të them nëse virusi është më agresiv apo jo. Në mars ne nuk e njihnim virusin dhe cilat ishin karakteristikat dhe pasoja që ai linte në trup, ndërsa sot flasim për njohje të simptomave dhe terapia sipas nesh është më në shënjestër dhe terapia ndaj rasteve është më e mirë”, shtoi mjekja.
E pyetur mbi masat që ka aplikuar Italia për të frenuar Covid-19, mjekja shqiptare u shpreh: “Masat janë më të lehta, shkollat dhe çerdhet janë të hapura, disa aktivitete janë të hapura, pra gjerët esenciale. Dyqanet e fëmijëve janë të hapura, restorantet janë të mbyllura dhe baret janë të hapura nëse nuk konsumohet në vend. Sot nuk ka asnjë person që përdor maskën thjesht për ta mbajtur atë, por e përdorin me korrektësi. Qytetarët janë sensibilizuar dhe ndihemi më të lirë. Protokoll të mirëfilltë nuk ka”, theksoi doktoresha.
Mes tjerash ajo foli për vaksinën, ndërsa beson se aplikimi i saj do t’i japë fund pandemisë së Covid-19.
“Vaksina uroj shumë që të jetë një zgjidhje përfundimtare. Ka shumë teori, të cilat janë pak kundërshtare me njëra-tjetrën. Unë shpresoj që të bëhet zgjidhja e duhur për të mirën e popullsisë. Akoma nuk ka një plan të mirëfilltë, mendohet se vaksina të jetë gati në fund të janarit dhe janë të pasakta rrugët se ku do të aplikohet e para. Jemi në fazën fillestare në këtë”, shtoi ajo.
Në fund të intervistës në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, mjekja Arra përçoi një këshillë për shqiptarët dhe kërkoi prej tyre të rujanë qetësinë dhe të shmagin terapitë e tepërta.
“Mendoj se duhet të jemi më koshientë dhe më të sigurt në vetvete. Në momentin që kemi një simptomë, shikoj që bëjnë skaner, radiografi, pa bërë një analizë të saktë që është një tampon dhe një analizë gjaku. Këto janë dy bazat kryesore që ne shikojmë kemi apo jo Covid. Të ruajnë qetësinë, nuk duhet të bëjnë analiza dhe ekzaminime të tepërta, ato që janë të nevojshme, njeriu qetësohet dhe bën terapinë përkatëse”, tha ajo
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta