Pandemia e Covid-19, Gazmend Koduzi kritika qeverisë: Nuk po bëhet asgjë
Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Gazmend Koduzi, u shpreh në një intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania se pandemia e Covid-19 mund të mbahet nën kontroll vetëm nëse rritet numrin e testimeve.
Ai shtoi se qeveria Rama ka dështuar në këtë aspekt, ndërsa shtoi se qytetarët janë të detyruar të kryejnë tamponët tek privati, pasi shteti nuk e ofron një gjë të tillë.
“Kjo është strategjia që është sugjeruar nga OBSH-ja. A kemi kapacitetet? Sigurisht që kemi. Duhet për të kapur në radhë të parë rastet. Rastet kapen vetëm përmes testimeve. Hapi i dytë është gjurmimi i kontakteve të tua. Nuk po bëhet asgjë. Sot raportohen rreth 2000 raste. Pjesa më e madhe janë të bërë nga vetë familjarët tek privatët, sepse shteti nuk i bën”, tha ai.
Gjithashtu, z. Koduzi tha se ndryshe nga se raportohet, sot në Shqipëri nuk ka evidenca për një ri-infektim të pacientëve me Covid-19. Ai shtoi se shkenca ka konfirmuar vetëm katër raste, ku pacientët janë riinfektuar për herë të dytë.
“Nuk ka. Katër raste janë në të gjithë botën. Tamponi analizon vetëm prezencë e virusit, por jo ngarkesën virale, pra sa numër ka. Shkenca njeh katër raste në të gjithë botën”, tha ai.
Përfaqësuesi i PD-së pretendoi se vetë autoritetet publike mund të përballojnë një fluks prej së paku një mijë testesh në ditë, mirëpo situata në realitet është e kundërta ku qytetarët po detyrohen t’i marrin vetë përsipër kostot e larta të testeve te privati.
“Marrin në telefon 127-ën për të bërë testimin dhe shkon 3-4 ditë me vonesë, vonohen dhe një javë për të kthyer përgjigje dhe njerëzit ose janë shëruar vetë, ose përfundojnë në spital”, tha Koduzi duke theksuar se situata ka nevojë për rreth pesë mijë teste në ditë.
Për shkak të rritje së të infektuarve, drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli propozoi këtë të hënë mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restoranteve dhe kufizimin e lëvizjeve pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00”, tha znj. Rakacolli.
Lexoni gjithashtu:
Pandemia e Covid-19, Gazmend Koduzi kritika qeverisë: Nuk po behët asgjë
Pacienti me COVID-19 rrëfen për Euronews Albania kaosin te Infektivi
12 viktima dhe 525 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Hiqet ritestimi, për mbartësit e COVID-19 do të mjaftojë izolimi 14 ditor
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit