Pandemia, Kushi paralajmëron mbylljen e shkollave: Do të kemi periudhë më të gjatë pushimesh
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka paralajmëruar se për nxënësit do të ketë një periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e kaluara.
Gjatë fjalës së saj, në shkollën 9-vjeçare “Adem Krasniqi” në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ministrja Kushi theksoi se kjo do të ndodhë në përfundim të këtij 3 mujori të procesit mësimor.
Sipas saj pushimet e zgjatura do të stabilizojë disi situatën e pandemisë.
“Vendosëm që nxënësit e fillores të vijnë në shkollë sepse për ta është më e vështirë të zhvillohet mësimi “online”, por edhe konsiderohen si jo-transmetues të fortë të COVID-19. Edhe pak ditë mbeten deri në përfundim të këtij tre-mujori dhe kërkoj përkushtim, të kalojmë edhe këto ditë, dhe më pas do të kemi një periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e tjera, e cila besojmë se do ta stabilizojë disi situatën”, u shpreh znj. Kushi.
Balla, nga ana e tij, kërkoi më shumë përkushtim dhe disiplinë në këtë shkollë si dhe më tepër bashkëpunim dhe komunikim me prindërit.
Balla tha se ky shqetësim është përcjellë nga komuniteti dhe një shkollë me të gjitha standardet infrastrukturore, si shkolla “Adem Krasniqi”, nuk mund të ketë standarde mësimdhënieje më të ulëta se shkollat e tjera të qytetit.
“Perceptimi i prindërve është se kjo shkollë s’ka të njëjtin rregull si shkollat e tjera të qytetit. Pra, duhet që shkolla e lagjes “Skënderbej” të mos ketë asnjë ndryshim në standard nga shkollat e tjera” , u shpreh Balla.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta